Kosovë, PAN paralajmëron qeverinë në korrik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i bindur se në pjesën e parë të korrikut do të formohen institucionet e reja për katër vitet të ardhshme, me kryeministër Ramush Haradinaj.

Veseli në një intervistë për mediat në Kosovë shprehet se nuk është në interes të askujt që të ketë një bllokadë, sikur ajo e vitit 2014, e cila ishte e bazuar në ndjenja të mllefit dhe të revanshizmit. Sipas rezultateve preliminare, për të formuar qeverinë e re, PAN-i duhet të bëjë koalicion edhe me ndonjërin nga subjektet e tjera, ose me parti të caktuara, si AKR-në, por dhe mund “të peshkojë” disa deputetë.  Por, Veseli mohon se partia që e drejton ka biseduar me individë të caktuar, në mënyrë që të sigurojnë votat për formimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button