Timonie: Maqedonia të kthehet në rrugën e BE-së dhe NATO-s

Pas formimit të Qeverisë së re, ka ardhur koha që Maqedonia të kthehet në rrugën e integrimeve në BE dhe NATO të cilat asnjëherë nuk do të duhet t’i braktisë, por do të nevojitet kohë, optimizëm dhe durim të mbërrihet deri në fund të kësaj rruge, thekson ambasadori francez Kristian Timonie në intervistë për MIA-n.

“Ka ardhur koha që Maqedonia të kthehet drejt rrugëve të cilat asnjëherë nuk do të duhet t’i braktisë. Formimin e Qeverisë së re të gjithë e konsiderojnë për ndërprerje të një periudhë të krizës. Është normale që kjo risi të shpërndahet nga të gjithë ne evropianët, nga e cila personalisht jemi të prekur, si lajm të mirë. Për këtë arsye këtu përsëri u paraqit optimizëm dhe kjo është shumë mirë, sepse punët e mëdha nuk mund të bëhen pa pasion dhe asnjë reforma nuk mund të bëhet pa optimizëm. Pas periudhës së fatit, të cilën ne po e ndajmë, ekziston edhe momenti i konkretizimit të gjërave. Ky është kthim i sërishëm në rrugën, por rrugë për të cilën nevojitet kohë që të arrihet deri te fundi”, thotë Timonie në pyetjen se sa janë pritjet reale për zhbllokim të integrimeve të BE-së dhe NATO-s të vendit pas formimit të Qeverisë së re dhe sinjalet pozitive nga Brukseli.

Lidhur me paralajmërimin e Qeverisë për plan të ri aksionar për zbatim të prioriteteve urgjente reformuese të cilët janë një nga kushtet për marrje të rekomandimit të pakusht për fillim të negociatave me BE-në, ai e përshëndeti faktin që Qeveria nuk humbi shumë kohë për këtë sferë, ndërsa ardhja e eurokomisarit Han dhe pjesëmarrja e tij në seancë qeveritare e vlerësoi si shumë të rëndësishëm për vendosmërinë e Qeverisë së Maqedonisë që t’i zbatojë reformat në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.

Megjithatë, konsideron se që të bindet BE-ja për përkushtimin ndaj reformave nevojitet që të miratohet deklaratë në Kuvend me të cilën do të tregohet unitet pas përcaktimit të theksuar për në BE dhe NATO si prioritete strategjike të shtetit nga ana e të gjithë partive politike në vend.

“Kjo është një ide e cila më parë ekzistonte, dhe nëse liderët e partive politike mund ta konkretizojnë kjo do të jetë shenjë e mirë edhe ndaj BE-së, por gjithashtu, shenjë e mirë edhe ndaj pajtimit në interes kombëtar që është më shumë se e dëshiruar. Do të thosha se këtu bëhet fjalë edhe për atmosferë dhe për frymë të cilat janë të pranuara nga BE-ja. Kuptohet se presim dëshmi konkrete, por hapi i parë konkret ishte funksionimi normal i Kuvendit me respektimin e të drejtës të secilit, por në frymë të bashkëpunimit dhe me funksionim normal në kuadër të komisioneve kuvendore, me të gjithë të drejtat të cilat i përkasin opozitës në një demokraci parlamentare. Pastaj interaksioni midis Kuvendit dhe Qeverisë”, thotë Timonie.

Ambasadori francez madje thekson se e gjithë kjo nga afër do të mbikëqyret, ndërsa për vëzhguesit e jetës politike të Maqedonisë, gjegjësisht politikanët zëri i të cilëve dëgjohet në kryeqytetet e tre është që të vërehet se cila është fryma që mbizotëron.

Sipas tij, posaçërisht do të duhet që zgjedhjet lokale të cilat janë paraparë për më 15 tetor, të zbatohen në kushte në të cilat nuk do të ketë tensione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button