Mocion mosbesimi, teksa ushqen me gji foshnjën

Senatorja e “të gjelbërve”, Larissa Waters ngriti një mocion në Parlamentin federal australian, ndërsa i jepte për të pirë foshnjës së saj, shkruan Top Channel.

“Faleminderit zëvendëskryetar. Unë kërkoj që mocioni nr. 388, që mban emrin tim, të bëhet një mocion zyrtar”, tha deputetja Waters.

Waters u ngrit për të prezantuar një mocion mbi sëmundjen e mushkërive të zeza, që haset kryesisht te minatorët dhe ka të bëjë me ekspozimin e gjatë ndaj pluhurit të qymyrit, ndërsa mbante në krahë dhe i jepte për të pirë foshnjës së saj 14-javëshe, Alia Joy.

Senatorja e “të gjelbërve” pushtoi titujt kryesorë të gazetave në maj të këtij viti, duke u bërë e para grua që ushqente me gji brenda një Parlamenti federal, pasi një masë ndaluese u hoq një vit më parë duke lejuar që ushqimi me gji të bëhet edhe brenda në sallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button