Mos blini produkte që lehtë prishen në tezga improvizuese

Në tezga improvizuese të vendosura në trotuare gjithandej qytetit gjenden edhe produktet ushqimore të cilat janë të ndjeshme ndaj temperaturave të larta dhe prishen lehtë, duke filluar që nga qumështi e mishi deri te peshku, shkruan REL. Ekspertët ushqimor vlerësojnë se këto mund të jenë të rrezikshme, njofton Portalb.mk.

Çmimet e ulëta janë arsyeja për shkak të së cilës njerëzit blejnë në tezga të hapura, por për fat të keq, në mungesë të inspektimeve shtetërore ata vetë e marrin rolin e inspektorit. Qytetarët kanë mundësi të shohin se në tezgat e improvizuara të vendosura në trotuare, shiten edhe produkte ushqimore duke filluar që nga qumështi e mishi e deri te peshku, edhe pse çdo vit ekspertët rekomandojnë se temperaturat e larta kërkojnë kushte të veçanta për rruajtje, veçanërisht të atij ushqimi me bazë shtazore. Brengosës është fakti se në shumë tregje të Shkupit lehtë mund të gjenden prodhime të cilat nuk ruhen në kushte adekuate dhe nuk u dihet vendi i prodhimit, njerëzit vetë hulumtojnë se me çfarë ngjyre dhe shije janë produktet dhe a kanë deklaracion.

“Shesin sugjuk, salsiçe të pulës, ai lloj ushqimi që prodhohet në shtëpi. Un produktet ushqimore prej mishi i blej prej vetëshërbimeve. Në treg atë lloj të ushqimit nuk e blej, edhe pse e di se shitet edhe qumësht e produkte qumështore. Në tezga e një tregu ku ka kushte adekuate për shitje mund të blihet, por ajo që është e hapur nuk është e lejuar dhe mendoj se veçanërisht sezoni veror është i ndjeshëm për prishje dhe infeksione.”

“Blej nga personat që i njoh. Tjetrën e blej në vetëshërbim ose kontrolloj deklaracionin”, thonë të anketuarit.

Njerëzit thonë se asnjëherë nuk kanë parë inspektorë në tregje, edhe pse detyra e tyre është që t’ju sigurojnë qytetarëve blerje pa brenga dhe të sigurojnë ushqim i cili është i siguruar dhe në gjendje të mirë. Një pjesë e qytetarëve theksojnë se ka ligj për ushqim, por shtojnë se ai nuk zbatohet.

“Sa i përket produkteve prej mishi mendoj se është e patolerueshme të shitet në treg. Edhe peshku shitet në treg. Ajo është e patolerueshme. Këtu shteti, respektivisht institucionet të cilat janë përgjegjëse duhet të qëndrojnë pas shitësve, t’ju sigurojnë kushte të përshtatshme për punë, me masa adekuate për mallin e tyre që të mund ta prezantojnë prodhimin e tyre që të mos ketë pasoja në njerëzit që i blejnë, por edhe në ata.”

“Duhet inspektorë, nëse jo dy ose tre që të arrijnë, ka më shumë tregje në Shkup. Në rrugë shitet djathi, kjo është për të qarë, dhe peshk për fat të keq shitet, kurse ai më së shumti prishet”, thonë qytetarët.

Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se numri më i madh i rasteve helmuese regjistrohen në verë. profesori Igor Spirovski potencon se temperaturat e larta kërkojnë kushte të veçanta për rruajtje, veçanërisht të atyre produkteve me bazë shtazore.

“Kontrolli inspektues sigurisht se duhet ta kryejë punën e vetë, ajo çfarë ne në aspekt shëndetësor mund ta themi është se gjatë këtyre temperaturave të larta produktet e llojit të tillë nuk duhet të ruhen në vende të hapura. Ata që janë të paketuara kanë deklaracion i cili tregon se si të ruhen, por prodhimet që shiten me gr/kg, prishen lehtë, para se gjithash ata me bazë shtazore. Ne jemi të brengosur për ushqimet që përmbajnë vezë ngaqë në verë infeksionet më së shumti shkaktohen nga salmonela”, tha Spirovski.

Sipas statistikave, vitin e kaluar ka pasur rreth 150 raste të helmimit.

Në pjesën dërmuese helmimet nga ushqimi shkaktohen nga bakteria salmonela, por ka edhe prej atyre që shkaktohen nga stafilokoku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button