Anketë e re, ja si janë rejtingjet e liderëve dhe partive politike në Maqedoni (FOTO)

Barometri i ri politik i BRIMA-s tregon se pas zgjedhjes së Qeverisë së re ka ardhur deri te ndërrimi i pozitave të partive politike në elektoratin e Maqedonisë. Hulumtimi është bërë pas formimit të Qeverisë së re ( prej 2 deri 12 qershor 2017), njofton Portalb.mk.

Për herë të parë pas disa vitesh LSDM-ja kryeson me 22.4%, para VMRO-DPMNE-së që e mbështesin 19.8% e votuesve. Edhe pse VMRO-DPMNE-ja në segmentin e maqedonasve etnik akoma ka përparësi prej 0.9%, në elektoratin e përgjithshëm LSDM ka përparësi prej 2.6% sepse LSDM-në e  6.3% e përkrahin shqiptarët, por gjithashtu edhe te votuesit e bashkësive tjera etnike me 15.1% në krahasim me VMRO-DPMNE-në. Në partitë politike shqiptare BDI-ja vazhdon ta mbajë avantazhin me 26.6% në krahasim me BESË-n të cilën e përkrahin 15.8% dhe Lëvizjen për reforma në PDSH e përkrahin 15.5% e shqiptarëve.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë se në elektoratin e përgjithshëm tani i pari në listë është Zoran Zaev me 17.7%, ndërsa Nikolla Gruevski mbetet pas tij për 4.7%,për të cilin janë përcaktuar 13.0% qyetarë nga elektorati i përgjithshëm.

Politikan (lista pozitive – top 10 vendet) Maqedonas Shqiptarë Përkatësi tjetër etnike Gjithsej
Zoran Zaev 29.9% 5.3% 26.6% 17.7%
Nikolla Gruevski 18.0% 14.3% 13.0%
Ali Ahmeti 23.8% 5.6% 6.6%
Gjorgje Ivanov 8.4% 0.8% 5.5%
Ziadin Sela 15.9% 3.2% 4.4%
Bilall Kasami 13.9% 0.8% 3.6%
Menduh Thaçi 6.6% 1.7%
Radmilla Sheqerinska 2.2% 1.4%
Nikolla Popovski VMRO-DPMNE 1.4% 2.4% 1,2%
Branko Cervenkovski 1.3% 0.8% 0.9%
Antonio Milloshovski 1.4% 0.9%
Askush 33.1% 20.5% 32.5% 29.8%
Tjetër 8.9% 6.6% 11.1% 8.6%
Refuzon 2.1% 2.3% 1.9%
Nuk e di 2.2% 5.0% 2.7%
Gjithsej 100.0% 100.0% 100.0% 100.0%

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button