Konstatohen lëshime në përgatitjet për UEFA Super kupën në Arena “Filipi i 2-të”

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme konstatoi lëshime serioze nga ana e SHA për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste edhe të Qeverisë paraprake, në realizimin e ndërmarrjes së obligimit për mbajtjen e UEFA Super kupës 2017 në Arenën “Filipi i 2-të” duke e pas parasysh se stadiumi nuk është përgatitur në pajtim me standardet e kërkuara të UEFA-s, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

“Është i obliguar Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. në bashkëpunim me ministritë tjera kompetente t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në afat prej tre ditëve dhe të gjejnë mënyrë për mbajtjen e UEFA Super kupës, për çka, siç është paralajmëruar UEFA do të vijë në Shkup më 21 korrik për t’i kontrolluar kushtet për mbajtjen e ndeshjes midis Mançester Junajted dhe Real Madrid”, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button