“Brexit”, Theresa May zbulon të drejtat për emigrantët nga BE

Shtetasit europianë, që kanë jetuar në Britaninë e Madhe për të paktën 5 vite, do të përfitojnë të drejta të barabarta me shtetasit britanikë, bazuar në propozimet e bëra publike nga vet kryeministrja Theresa May.

Statusi i ri për emigrantët do t’u ofrojë atyre të drejtën për të qëndruar në Britani dhe të kenë qasje në sistemin shëndetësor, atë të edukimit, si dhe përfitime të tjera pas “Brexit”-it. Por Theresa May tha se propozimet do të implementohen vetëm nëse të njëjtat të drejta do t’u ofrohen edhe shtetasve britanikë në shtetet e BE-së.

Planet në fjalë janë publikuar gjatë samitit të Këshillit të Europës në Bruksel.

Të mbërriturit pas datës së shkëputjes, por përpara datës së “Brexit”-it në mars të vitit 2019, do të kalojnë një periudhë “mirësie” prej dy vitesh, për të rregulluar statusin e tyre të emigrantit, me synimin për të përfituar në të ardhmen statusin e rregulluar që ka prezantuar sot May.

Sipas BBC, Theresa May u ka thënë sot udhëheqësve të BE-së se, Britania e Madhe nuk dëshiron që rezidentët aktualë të largohen me detyrim, as të ndajë familjet e tyre. Ajo shtoi se marrëveshja do të ofrojë garanci për rreth 3 milionë njerëz, të cilët “kanë krijuar familje, kanë ngritur jetesën e tyre dhe karrierën e tyre, e gjithashtu edhe kanë kontribuar kaq shumë në shoqërinë britanike”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button