BE miraton vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë

Krerët evropianë miratuan sot zgjatjen për gjashtë muaj të sanksioneve ekonomike që BE-ja i ka vendosur Rusisë, për rolin e saj të dyshuar në konfliktin ukrainas, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Këto sanksione të vendosura në verën e vitit 2014, që shënjestrojnë kryesisht bankat dhe sipërmarrjet ruse në sektorin e mbrojtjes, përfundojnë në fund të muajit korrik, raporton AFP.

“Marrëveshje. BE-ja do të zgjasë sanksionet ekonomike kundër Rusisë sepse ajo nuk po aplikon mjaftueshëm marrëveshjet e Minskut”, njoftoi Tusk.

Para se të heqin sanksionet, evropianët kërkojnë një aplikim të plotë të marrëveshjeve të arritura në Minsk në vitin 2015, me qëllim vendosjen e një armëpushimi në lindje të Ukrainës, por që nuk ka mundësuar që t’i jepet luftë konfliktit që ka bërë më shumë se 10 000 të vdekur në tre vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button