Serwer: Albin Kurti përfaqëson një lëvizje që është kundër Kushtetutës së Kosovës

Ndërsa zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë nuk pritet të nxjerrin një fitues të qartë dhe vendi është ende në pritje të rezultatit përfundimtar, një ekspert i çështjeve të Ballkanit thotë se negociatat mes koalicioneve të krijuara do të jenë jetike për formimin e një qeverie të re.

Daniel Serwer, në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e sheh megjithatë me skepticizëm të ardhmen e dialogut me Serbinë, në se qeverinë do ta kryesonte ish kreu i lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, transmeton VoA.

“Kosova është demokraci. Kushdo që mund të sigurojë shumicën, mund të kryesojë qeverinë, nuk kam dyshim për këtë. Do të ishte megjithatë disi e çuditshme në një farë mënyre pasi Albini përfaqëson një lëvizje, që është kundër Kushtetutës. Ajo kërkon bashkimin me Shqipërinë, ose të paktën opsionin e bashkimit me Shqipërinë, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button