Vetëvendosje nuk ka kohë për kushtin e LDK’së

Kushti i ri për Lëvizjen Vetëvendosje për koalicion me LAA e kishte treguar dje anëtari i LDK-së Arben Gashi. Ai tha se fillimisht VV duhet ta njoh figurën e ish-presidentit të LDK-së, Ibrahim Rugova, e pastaj mund të bëjë flitet për bashkëpunim mes dy partive.

Por sipas kandidates për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina tani nuk ka vend në tryezë çështja e emrave apo figurave, shkruan Insajderi.

“Vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të siguruar lëvizje të lirë. Këto janë çështjet për të cilat kanë votuar qytetarët e vendit dhe kjo është çka presin nga qeveria e re. Çdo çështje tjetër, si ajo e emrave, figurave njohjeve e mos njohjeve nuk mendoj se aktualisht e ka vendin për të u trajtuar në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ajo për Insajderin.

Pantina më tutje ka ftuar koalicionin LAA që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet pa humbur kohë fare.

“Unë mendoj se përfaqësuesit e të dy subjekteve pa asnjë vonesë duhet të fillojnë bisedimet për caktimin e prioriteteve dhe harmonizimin e programit qeverisës e sidomos të gjejnë zgjidhjen e pranueshme që do ishte në të mirë të vendit dhe të qytetarëve të saj për disa nga çështjet që kanë mbet pezull nga qeveria e kaluar”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button