Osmani – Memeti: Qeveria dhe Avokati i popullit duhet ta rinovojnë komunikimin dhe ta fuqizojnë besimin e ndërsjelltë

Sot në hapësirat e institucionit të Avokatit të popullit u realizua takim mes Avokatit të popullit, Izet Memetit dhe zëvendëskryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Theksi u vendos në temat lidhur me punën e Avokatit të popullit, që dalin nga rekomandimet në Raportin e Komisionit Evropian, Reformat Urgjente Prioritare, Raportin e Pribes, dhe dokumentet tjera relevante në procesin eurointegrues por të cilat lidhen me avancimin e mëtutjeshme të autonomisë dhe kapaciteteve të Avokatit të popullit. Bashkëbiseduesit theksuan se reformat e këtilla janë të nevojshme jo vetëm për përmbushjen e rekomandimeve, por edhe për nevojën e rinovimit të bashkëpunimit mes Qeverisë dhe zyrës së Avokatit të popullit me qëllim që sa më shpejte dhe mënyrë më kualitative të zbatohen reformat e duhura.

“Në përputhje me agjendën e re të Qeverisë për angazhimin drejt përmbushjes së Reformave Urgjente Prioritare, pres që Qeveria sa më shpejtë sërisht të mer hapat e duhura që të vendoset e bashkëpunim më të afërt me  zyrën e Avokatit të popullit, me qëllim të adresimit më të përshtatshëm të çështjeve të hapura dhe sfidave me të cilat ballafaqohet”, theksoi zëvendëskryeministri Osmani gjatë takimit.

Në këtë drejtim bashkëbiseduesit u dakorduan të punojnë pëkushtimisht në reformat dhe në afat sa më të shkurtë të mbyllin çështjet e hapura dhe zbatojnë gjitha rekomandimet të cilat janë angazhim i Republikës së Maqedonisë para partnerëve ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button