Inzaghi dhe Zenga, kandidatët e radhës për stolin e kombëtares shqiptare

Ndërsa drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë të përqendruar më shumë në gjetjen e drejtorit teknik të kombëtares, në median italiane vazhdojnë të qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm si pasues të De Biasit, transmeton Top Channel. 

Një prej tyre është ai i Filippo Inzaghit, një emër ky i njohur për të gjithë admiruesit e futbollit në vendin tonë. Sipas specialistit të merkatos, Gianluca Di Marzio, qeveria e futbollit shqiptar ka menduar seriozisht për kandidaturën e trajnerit 43-vjeçar, të cilin duket se ka nisur ta kontaktojë. Tani Inzaghit do t’i duhet të mendohet për të bërë një zgjedhje mes vazhdimit të aventurës së tij me Venezian në Serinë B apo të marrë rolin e trajnerit të një përfaqësueseje.

Ndërkaq, një tjetër emër që po qarkullon si zëvendësuesi i mundshëm i De Biasit në stolin e kombëtares shqiptare duket se është edhe Walter Zenga, me këtë të fundit që vetëofrohet për të marrë këtë detyrë duke thënë se është gati, edhe pse e di që do të jetë shumë e vështirë për të. Ndërkaq, ish-trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për “Sky Sport” për aventurën dhe emocionet e përjetuara në stolin kuqezi.

“Ajo me Shqipërinë ishte një histori që në fillim askush nuk e imagjinonte se do të mbyllej në këtë mënyrë. Skuadra kërkon ende të befasojë, futbollistët donin të arrinin objektiva të jashtëzakonshëm. Kjo eksperiencë më pasuroi në aspektin e emocioneve dhe jo në atë financiar. Doja të tregoja se futbolli mund të luhet në çdo vend”, tha De Biasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button