Mogherini dhe Hahn i shkruajnë Hoxhajt: E ardhmja e Kosovës është në BE

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn i kanë shkruar letra ministrit të Jashtëm të Kosovës në detyrë, Enver Hoxhajt.

Në letrën e saj pas zgjedhjeve për Hoxhajn, Mogherini e garanton mbështetjen e saj për Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit është në Bashkimin Evropian, transmeton Koha.net.

Kurse Hahn ka thënë se do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në objektivin e një të ardhmeje të përbashkët të Kosovës, Ballkanit dhe Bashkimit Evropian.

“Siç e kemi theksuar edhe bashkërisht, e ardhmja e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është e lidhur direkt me Bashkimin Evropian. Ndaj me ju përkushtimin për perspektivën Evropiane të Kosovës dhe rajonit, dhe dua t’ju siguroj se do të vazhdoj pa u ndalur ta ndjek këtë objektivë”, ka shkruar Hahn.

Korrespondenca vjen pas vizitës që Hoxhaj bëri në Bruksel gjatë muajit maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button