Miratimi i ligjit për gjuhën shqipe, Ali Ahmeti: Çështje kohe

Deklarata e partive politike shqiptare nuk është pjesë e historisë, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti duke paralajmëruar se pas festës së Bajramit partitë politike shqiptare do të takohen sërish, ndërsa siguroi se së shpejti në Kuvend do të gjendet edhe ligj i ri për gjuhën shqipe, njofton Alsat.

Çështja e gjuhës është pjesë e marrëveshjes për koalicionim. Është çështje kohe se kur do të jetë në procedurë parlamentare për votim.

Në intervistën për emisionin e sontëm “Rruga Drejt” Ahmeti foli edhe për ndarjen e resorëve me parterinë e koalicionit. Ai tha se çështja e prokurorit publik mbetet e hapur, por se nuk është koha që Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim të drejtohet nga shqiptar. Ahmeti pranoi se ky mandat qeveritar është i vështirë për shkak të numrave, por tha se do ia del falë ndihmës së madhe nga komuniteti ndërkombëtar. Ndër tjerash Ahmeti tha se vendimi për të koalicionuar me LSDM-në nuk ishte i imponuar dhe se për këtë vetë e kishte njoftuar kreun e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Pas çka Gruevski i ishte zotuar për hakmarrje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button