Këto janë shqiptarët e Maqedonisë që janë në listën e zezë amerikane

Zgjatja e masave të jashtzakonshme edhe për një vit nga presidenti amerikan Donald Trump, hyjnë edhe vazhdimi i masave për personat e listës së zezë, njofton Portalb.mk.

Kjo listë e zezë së fundmi ishte azhurnuar më 3 shkurt të 2017.

Nga Maqedonia në listë janë: Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Ljube Boshkovski, Nevzat Halili, Kastriot Haxhirexha, Shefit Xhaferi, Xhezair Shaqiri, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Zhavit Hasani, Daut Rexhepi – Leka, Izair Samiu, Avdyl Jakupi – Çakalla si dhe Armata e Republikës së Iliridës.

Listën e zezë mund ta kontrolloni: KËTU.

Përndryshe, vendimi, ndër të tjera, përfshin edhe publikimin e listës së zezë të personave e të organizatave që janë nën sanksione të SHBA-së.

Trump për herë të parë që nga marrja e detyrës ka nënshkruar një vendim ekzekutiv që ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor dhe atë e ka zgjatur edhe për një vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button