Maqedonia nesër në fazë e verdhë, ja çfarë duhet të bëni
Sipas njoftimit të meteo-alarmit nga shërbimi për pune hidrometeoroligjike, gjatë ditës së nesërme, në të gjithë vendin do të ketë temperature të fazës së verdhë.
Ministria e Shëndetësisë bën apel që qytetarët e vendit duhet t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për mbrojtje nga temperaturat e larta, të tilla si:
– Mbrojtja nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, duke shmangur qëndrimin jashtë nga ora 11 deri ne ora 17.
– Mbathje e rrobave të lehta, kurse gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë ne diell të mbajnë syze mbrojtëse dhe kapelë (ngjyrat e hapura reflektojnë dritën)
– Të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, sidomos të bëhet kujdes gjatë përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit, si dhe të shmangen produkte termikisht të papërpunuara, si për shembull majonezi nga vezët e shtëpisë dhe të konsumohet me kujdes akullorja dhe kremrat e ndryshëm.
– Është e nevojshme që të futet sasi më e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë, kurse të shmangen pijet alkoolike.
– Të sëmurëve kronik ju rekomandohet dhe ju u këshillohet që rregullisht të marrin terapinë e caktuar.
– Gjatë këtyre ditëve shumë të nxehta, qëndroni në ambiente të mbyllura (kryesisht të klimatizuara) dhe kur është e nevojshme të qëndroni jashtë gjatë kësaj periudhe, gjeni mundësi për pushime më të shpeshta nën hije.
Infromacione dhe rekomandime për mbrojtjen nga vala e të nxehtit vazhdimisht do të shpërndahen në faqen e internetit: www.toplotnibranovi.mk