VMRO-DPMNE: Gruevski viktimë e konfliktit mes politikanëve shqiptar

VMRO-DPMNE i dënon konfrontimet e fundit mes politikanëve të ndryshëm shqiptarë, të cilët ashtu si edhe në të kaluarën konfrontohen njëri me tjetrin ku viktima kryesore është Nikolla Gruevski.

“Askush nuk gjunjëzohet para Gruevskit dhe askush nuk është Kali i Trojës. Askush nuk është shërbyesi i tij dhe askush nuk punon kundër shqiptarëve në Maqedoni. Ka bisedime në vigjilje të formimit të koalicionit dhe shumicës qeverisëse dhe kjo është e gjitha. Aktivitet normal pas zgjedhorë. Gruevski nuk shikon sehir dhe as që luan ndonjë lojë jo të ndershme. Gruevski punon që të formojë qeverinë me ma të mirët dhe me idetë më reale nga të gjithë ata që do të jenë pjesë e qeverisë”, thuhet në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE i dënon konfrontimet e fundit mes politikanëve të ndryshëm shqiptarë, të cilët ashtu si edhe në të kaluarën konfrontohen njëri me tjetrin dhe viktima kryesore e këtij konfrontimi është VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski.

“Këto politikanë duke dashur që para votuesve shqiptarë të tregohen si patriot të mëdhenjë dhe mbrojtësit e tyre të vetëm, duke e paraqitur Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE në aspektin më negative”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

VMRO-DPMNE thekson se nuk ka mbrojtës më të mirë dhe promotor më të mirë për një jetë më kualitative dhe zgjedhës më të mirë të problemeve të shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve në Maqedoni se sa kjo parti.

“Ka përfunduar periudha kur VMRO-DPMNE heshte para satirizimit të saj të vazhdueshëm nga politikanë të caktuar shqiptarë. Ka përfunduar periudha kur me ngacmime etnike dhe fetare mund të fitohen votat e shqiptarëve”, thuhet në Komunikatë.

“Qytetarët shqiptarë mund të jenë të qetë dhe të presin rezultate pozitive nga të gjithë 2.046 projekte të cilët VMRO do t’i realizojë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në Reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button