Për shkak të populizmit pësoi keq autostrada Kërçovë-Ohër

Gabimet e projektit në autostradën Kërçovë-Ohër do të duhet të riparohen me ndërhyrje shtesë që do të kushtojnë kohë, por edhe shumë para. Sipas informatave të Dojçe Vele, një pjesë e kompanive të angazhuara në projekt tashmë intensivisht punojnë në projekte të reja të cilat janë të domosdoshme për korrigjimin e gabimeve që janë paraqitur në terren. Si dhe prej ku duhet të fillohet tani për tani nuk është e sigurtë. Punimet në teren janë ndërprerë. Afatet rrjedhin, ndërsa me atë edhe angazhimet ndaj koncesionarëve të detyruar për ndërtimin e rrugës, njofton Portalb.mk.

LEXO: Robert Nesimi –  Mirësevini vëllezër kinezë!

Nga gabimet të cilat janë konstatuar në projekt, do të duhet të harxhohen edhe 100 milion euro edhe atë vetëm për këtë pjesë.

Mazedonien Autobahnbau zwischen Ohrid und Kicevo (DW/M.Jovanovski)

I gjithë skandali përhap me shumë dilema të cilat një nga një do të duhet të zgjidhen. Opinioni është në pikëpyetje, organet kompetente i pohojnë lëshimet, ndërsa profesionistët nuk i kursyen kritikat për gjithë projektin:

“Kjo në të cilën jemi dëshmitar është shembull tipik për realizimin e filluar ndaj diçkaje që është pak më shumë se projekt ideor. Të kuptohemi, projektet nuk kanë qenë gabim, por të papërpunuara. E ky është problemi kyç në gjithë çështjen. I gjithë investimi u fillua pa u bërë kontroll të dispozitave, të hetimeve gjeologjike të shtresës tokësore dhe gjithçka tjetër që është thelbësore për dokumentacionin teknik. Dhe ja rezultati”, tha Nikolla Velkovski, ish kryetar i Odës së Kompanive Ndërtimore të Odës Ekonomike të Republikës së Maqedonisë.

Realizim me çdo kusht

Të hysh si investues në një projekt të tillë serioz pa i kaluar të gjithë hapat e nevojshme profesionale është me të vërtetë marrëzi, paralajmëron Velkovski. Megjithatë, duke pasur parasysh përvojat e tanishme ai nuk është edhe shumë i befasuar:

“Për Qeverinë e kaluar ishte tipike që me shpejtësi të realizohen projektet. Nga praktika mund t’ju them se në dokumente shumë pak kanë mbajtur llogari, më të rëndësishëm e kishin realizimin e jo rezultatin. Por ndërtimtaria nuk e toleron improvizim dhe kapërcim të procedurave, por ka teknologji të konfirmuara qartë të cilat duhet të punohen. Ky është problemi thelbësor i tyre për shkak të së cilit tashmë jemi dëshmitar për problemet aktuale dhe jo vetëm me rrugët. Njësoj ishte edhe me projektin Shkupi 2014 i cili u bë pa dokumentacion teknik kualitativ dhe me nënvlerësim të procedurave. Po jo nga jo-profesionalizmi, por nga shpejtësia. Para popullit të tregohet se po punohet dhe punonin me çfarëdo lloj çmimi. Kjo patjetër duhet të korrigjohet sepse e shohim se si është çmimi që patjetër duhet të paguhet”, paralajmëroi Velkovski.

Nga qeveria paralajmëruan aktivitete për zgjidhje të shpejtë të problemit, por se si dhe në çfarë mënyre do të intervenohet tani për tani nuk ka detaje. Një pjesë e ekspertëve paralajmërojnë se patjetër duhet të intervenohet sepse ndërprerja e gjatë e punimeve në teren mund të shkaktojë pasoja katastrofale:

“Patjetër duhet që urgjentisht të gjendet një grup i ekspertëve që të gjindet zgjidhje. Ka persona profesional, inxhinier që e dinë punën. Në të kundërtën nëse vjen te ndërpreja më e gjatë, ose nëse kërkohen koncesionerë tjerë atëherë koncesionerët kinez do të largohen, por do t’i kërkojnë paratë. Do të gjejnë me mijëra arsye që të paguhen dhe përgjegjësinë do t’ua hedhin institucioneve shtetërore”, paralajmëroi profesori universitar Vullnet Palloshi.

Mazedonien Autobahnbau zwischen Ohrid und Kicevo (DW/M.Jovanovski)

Dëm i dyfishtë

Se si mund të jenë pasojat, sipas Palloshit, mjaftë tregojnë përvojat e rajonit ku problemet e ngjashme zgjidhen në Gjykatë.

“E gjithë puna mund të përfundojë në Gjykatë dhe në rast të tillë për ne dëmi do të jetë i dyfishtë. Nëse ka gjykim nuk mund të punohet derisa të zgjidhet kontesti me kinezët, ndërsa procesi me koncesionet është i gjatë. Për këtë ishim dëshmitarë në Kroaci, Serbi, Hungari ku koncesionet përfunduan në Gjykatë dhe prap ato i kanë fituar proceset. Problemet me koncesionerët janë puna më e keqe për një shtet. Por qeveria e ka zhvilluar këtë projekt sepse askush nuk dëshironte të investojë në këtë pjesë e cila u tregua e pavlefshme nga aspekti i numrit të veturave”, tha Palloshi.

Nga ajo që është konstatuar nga revizioni që dhe e zbuloi skandalin e keqpërdorimit, problem më të madh ka në pjesën e pjerrtësive dhe tuneleve. Problemi kyç, sipas ekspertëve është se ka munguar analiza e detajuar e tokës në fazën e projektimit, gjë që nga fillimi do t’i kishte nxjerrë në pah parregullësitë.

Kështu, do të duhet të reagohet me teknologji speciale dhe shumë më të shtrenjta të cilat do ta ngadalësojnë gjithë procesin dhe do ta bëjnë shumë më të shtrenjtë.

Në bisedë për Dojçe Vele këto ditë, problemet e projektit i ka pranuar edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Aleksandër Stojanov.

“Duhet të kontrollohet se a është e mundur që këto probleme të shmangen, nëse mundet, mirë, nëse nuk është e mundur, kjo është e tëra. Është normale të bëhen disa gabime, bëhet fjalë për linjë të autostradës me gjatësi prej 57 kilometrave, por sa do të jetë shuma nuk mund të spekuloj”, tha Stojanov.

Çmimi i autostradës Kërçovë – Ohër me gjatësi prej 57 kilometrave është vlerësuar me 373 milion euro, ndërsa i punoi kompania kineze “Sinohidro” me nënkontraktorë nga Maqedonia. Ndërtimi i projektit u bë skandal prej vitit 2015, kur LSDM-ja përmes “bombave” të publikuara e akuzoi ish kryeministrin Nikolla Gruevski se ka kërkuar provizion prej 25 milion eurove.

LEXO: Për shkak të një gabimi në projektim, autostrada Ohër-Kërçovë do të kushtojë 100 milion euro shtesë

LEXO: Ja sa kohë duhen që të mbarojë autostrada Ohër-Kërçovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button