Kosovë, aktivistët e VV-së sërish në gjykatë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar shqyrtimin gjyqësor për katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti për datën 22 gusht 2017.

Avokati mbrojtës, Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se Gjykata po i mban në masën e arrestit shtëpiak duke ua mohuar të drejtën ligjore për gjykim në kohë të arsyeshme.

“Ne besojmë se ka ardhur koha për ndryshime politike që mund të ketë ndryshime në sistemin juridik të Kosovës dhe që askush të mos mbahet kaq gjatë në paraburgim apo arrest shtëpiak si i pagjykuar”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.

Ai ka shkruar se katër aktivistët e akuzuar për sulm ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, duhet të lirohen nga arresti shtëpiak pasi, sipas tij, nuk mund të kenë ndikim në procesin e pengimit të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Duke e ditur se një prej arsyeve për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak ka qenë kinse ndikimi i këtyre aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në procesin e pengimit të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, procedurë që është ndërprerë krejtësisht me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit”, ka sqaruar Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button