VMRO-DPMNE kundër propozimit që Arta Toçi të bëhet zv/ministre e MPJ-së

Gjatë ditës së sotme kryeministri, Zoran Zaev, në seancë kuvendore i kumtoi emrat e zëvendësministrave, njofton Portalb.mk.

Gjatë debatit për emrat e propozuar për zv/ministra, të cilat i ka dhënë Zaev, më së shumti VMRO-DPMNE-ja opozitare ka reaguar për emrin e Arta Toçit, e cila është e propozuar që të jetë zv/ministre e Punëve të Jashtme.

Deputeti i VMR-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka shprehur “dyshime të thella” për Toçin, për shkak që siç tha ai, të qëndrimeve të saj për emrin kushtetues dhe integritetin territorial të Maqedonisë.

“Për zv/ministre është zgjedhur kandidatja, Arta Toçi. Ne në ditët e fundit pamë shumë lëvizje kontroverse që kanë të bëjnë me punët e jashtme. Ende janë qëndrimet e Toçit në punët shkencore se Maqedonia Perëndimore duhej t’i përkiste Shqipërisë. A është Arta Toçi e denjë që të jetë zëvendësministre e Punëve të Jashtme, kur shtetin që duhet ta përfaqësojë, në punimin e saj shkencor e quan FYROM?”, deklaroi Milloshoski.

Edhe deputeti tjetër i VMRO-DPMNE-së, DImitar Stevanxhija, ka reaguar ndaj propozimit për kandidaten e zv/ministres së MPJ-së.

“Dyshoj që Arta Toçi, do t’u shërbejë qytetarëve të Maqedonisë, pasi nëse e lexoni punimin “Kufijtë si mit” do të shihni se në atë punim ka thënë se në vitin 1913 është bërë gabim i madh pasi që një pjesë e Maqedonisë Perëndimore nuk i është dhënë Shqipërisë. Ky është propozim jo-korrekt ndaj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, pasi që të gjithë jetojmë në një shtet”, deklaroi Stevanaxhija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button