Grubi-Zhbogar: Jemi në pritje të “Udhërrëfyesit” të miratuar nga Qeveria për reformat e vendit

Sundimi i së drejtës, barazia qytetare në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, integrimi i menjëhershëm euro-atlantik si dhe mirëqenia shoqërore janë kryefjalë e kësaj shumice të re reformuese. Këshjtu është shprehur kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi sot në Kuvendin e Maqedonisë në takimin me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë me dije shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë, Grubi dhe Zhbogar biseduan për sfidat reformuese të Maqedonisë në përputhje me pritshmëritë e Brukselit, BE dhe NATO, sfidat e Komisionit për Çështje Evropiane në lidhje me dinamikën ambicioze të agjendës së re reformuese bashkë me përkushtimin integrues te vendit në NATO dhe BE.

Grubi theksoi që është në pritje të “udhërrëfyesit” të miratuar nga Qeveria si dhe nënvizoi nevojën e miratimit të një Rezolute gjithëpërfshirëse nga ana e Kuvendit në përkrahje të reformave dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Grubi gjithashtu njoftoi Zhbogar për prioritetet e Komisionit të cilin ai e drejton në Kuvend e që përfshijnë gjithashtu edhe debate të shumta publike për të gjitha çështjet reformuese me përfshirjen e të gjithë deputetëve, shoqërisë civile, mediave, komunitetit ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button