HTC bën gati telefonin One Mini 2

HTC po përgatit variantin e ri minimal të telefonit të saj më të ri, HTC One (M8), si pasardhës të HTC One Mini, i cili së fundmi ka rrjedhur në disa fotografi që janë publikuar online. Modeli i ri i telefonit të HTC thuhet se do të emërtohet HTC One Mini 2.

Sipas Phonearena, e cila pamjet e HTC One Mini 2 i ka marrë nga një burim anonim, telefoni në fjalë është në përgatitje, dhe i njëjti do të ketë mbështjellës të aluminit.

Javën e kaluar, ishte llogaria e famshme në Twitter, @evleaks, ajo e cila e publikoi pamjen e HTC One Mini 2, i cili do të quhet kështu, në vend të HTC One (M8) Mini.

Phonearena gjithashtu ka thënë se telefoni do të vijë me dy kamera të pasme, njëra prej të cilave do të jetë prej 13MP. Karakteristikat tjera të HTC One Mini 2 përfshijnë edhe Android 4.4.2 dhe HTC Sense 6.0 UI, transmeton Telegrafi.

Në mes tjerash, në HTC One Mini 2 do të jetë edhe procesori quad-core Snapdragon 400 me 1.7GHz dhe 1GB RAM, ndërsa ekrani i telefonit do të ketë diagonalen me 4.5 inç dhe rezolucionin prej 720×1280 pikselëve, dhe 16GB memorie të brendshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button