Në Ministrinë e Shëndetësisë janë ndarë honorarë me vlerë sa 5-6 rroga mesatare (VIDEO)

Të punësuarit me marrëveshje në Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë honorarë enorme të larta të cilat kanë arritur edhe deri në 5-6 rroga mesatare, konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njofton Portalb.mk.

Taravari, nuk tregoi konkretisht për cilët njerëz bëhet fjalë, nëse ata janë të punësuar në kabinetin e ish ministrit Nikolla Todorov, or tha se revizioni është në rrjedhë dhe do të dalë me informata shtesë.

“Bëhet fjalë për shumë njerëz të cilët kanë punuar me marrëveshje. Ata kanë marrë honorarë të larta, si në vendet evropiane. Nuk e di saktë se për cilët njerëz bëhet fjalë, por revizioni do të tregojë se për kë konkretisht bëhet fjalë dhe nëse është dëmtuar Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi ministrit Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button