Libra kundër keqpërdorimit të së kaluarës

“Gjakatar fashistë”, “dushmanë të mallkuar”, “armiq gjakatar”, “gjakpirës” dhe përshkrime tjera të cilat gjeneralizojnë fajin ndaj tërë kombeve, stigmatizojnë dhe etiketojnë, do të largohen nga librat historik. Nevoja për një intervenimit të tillë e cila deri më tani disa herë ka qenë e theksuar në shoqërinë e Maqedonisë, ka fituar më shumë bindje pas takimit Zaev-Borisov në Sofje, shkruan DW në gjuhën maqedonase. Duke u përgjigjur në pyetjet për trajtimin e datave historike të rëndësisë së përbashkët të dy vendëve, kryeministri Zaev paralajmëroi ndryshime në libra, njofton Portalb.mk.

“Në të gjitha botimet e reja do të largohen këto gabime, ndërkaq, thënë në formë të butë, lënë shenjë të shqetësimit, që nuk është në funksion të asaj për të cilën punojmë”, deklaroi Zaev.

Largimi i përmbajtjeve të dëmshme

Edhe pa nevojën e intervenimit të asaj që faktet historike e kontestojnë me interpretime të ndryshme ekspresive dhe stereotipe, nga LSDM thonë se programi i tyre gjithsesi parasheh evoluim të librave.

“Në disa avitet e fundit jemi dëshmitar të prodhimit të librave të këqij, veçmas në shkollën fillore”, thotë Petar Atanasov, kryetar i Komisionit për Arsim të LSDM-së.

“Në sistemin e arsimit ekziston metodologji e caktuar për përpunimin e tyre, por shumë nga procedurat nuk janë respektuar. Ende ka autorë jo-përkatës të cilët nuk janë kompetentë, por edhe hiperproduksion të librave, ndërkaq vendimi se cili libër duhet të përdoret nga nxënësit shpesh është politik. LSDM që në programin zgjedhor premtoi që në afat prej një viti do të formojë komisione të cilët do t’i evoluojnë të gjitha librat dhe do të vendosin rregulla të qarta që do të respektohen: do të tërhiqen nga përdorimi të gjitha librat të cilat kanë gabime përmbajtjesore në materien dhe të cilat nuk janë përkatëse për moshën e nxënësve”, theksoi Atanasov.

Njëra nga prioritetet është që lëndët shkollore të lirohen nga përmbajtjet e dëmshme dhe të panevojshme, veçmas ata të cilat nxisin agresivitet, jo-tolerancë, urrejtje dhe diskriminim, transmeton Portalb.mk.

“Gjithsesi se kujdes i veçantë do t’u kushtohet librave të historisë, ku duhet që të përputhen narrative shtetërore dhe leksionet nga historia jonë e afërt dhe e largët. Kjo farë nuk është punë e lehtë. Fëmijët ndoshta nuk duhet që nga fëmijëria t’i ngarkojmë me paragjykime dhe urrejtje, veçmas ndaj fqinjëve, në kohën kur Bashkimi Evropian ofron model evropian dhe sistem politik të vlerave të përbashkët. Por, me këtë duhet që të merren ekspertët dhe profesorët dhe jo politika. Në atë drejtim duhet të kuptohen edhe thirrjet e politikanëve që të drejtohemi kah e ardhmja që të mësojmë se si të bashkëpunojmë, dhe jo të urrehemi për shkak të kaluarës. Ekziston thënia se “Ballkani është vendi ku ka shumë histori dhe luftëra, ndërkaq pak periudha të paqes dhe bashkëpunimit”. T’i shfrytëzojmë mundësitë në proceset e evropianizimit të Maqedonisë”, porosit Atanasov.

Tekstet shkollore në gjuhën shqipe në mjerim

Është folur e përfolur edhe për gabimet gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së  ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri tek fyerjet. Disa herë ka reaguar opinioni megjithatë, deri më tani të njëjtat ende kanë ngelur në përdorim.

 LEXO MË SHUMË:

Tekstet shkollore me gabime dhe fyerje për shqiptarët

Fyerjet ndaj shqiptarëve në tekstet shkollore, tendencioze

Tekstet shkollore: Përmbajtje fyese për shqiptarët

Tekstet shkollore shtrembërojnë faktet historike për fiset Ilire

Edhe ky vit me gabimet skandaloze në tekstet shkollore

MASH nuk përfill Ambasadën e Kosovës as reagimet e shumta, libri i Shoqërisë nuk tërhiqet

#Përgjegjësi është tekste shkollore pa gabime, pa gjuhë të urrejtjes dhe fyerje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button