Tilerson: Së shpejti Katarit do t’i dorëzohet lista me kërkesa

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson deklaroi se shpreson se vendet arabe, të përfshira në përleshjen diplomatike me Katarin, së shpejti Dohas do t’ia dorëzojnë listën e kërkesave “të arsyeshme dhe të realizueshme”, me qëllim që kriza të “përparojë drejt rezolutës”.

“Jemi të informuar se po përgatitet një listë me kërkesa dhe se në përgatitjen e saj marrin pjesë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini. Shpresojmë se lista me kërkesa së shpejti do t’i dorëzohet Katarit dhe se ajo do të jetë e arsyeshme dhe e realizueshme”, theksoi Tilerson.

Ai shtoi se SHBA-ja i mbështet përpjekjet ndërmjetësuese të Kuvajtit në zgjidhjen e krizës.

Deklarata e Tilerson vijoi pasi Departamenti amerikan i shtetit kumtoi se shtetet e Gjirit Persik ende nuk kanë kumtuar pse i kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button