Vuçiç, takim me zv.presidentin amerikan Pence

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet me zv.presidentin amerikan Mike Pence më 17 korrik në Uashington, njofton Top Channel.

“Kjo është një vizitë shumë domethënëse dhe unë besoj se do të arrijmë rezultate pozitive në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, ka deklaruar Vuçiç për televizionin publik serb.

I pyetur nëse zyrtari i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee përfaqësoi administratën e re apo atë të vjetër gjatë vizitës së fundit në Beograd, Vuçiç është përgjigjur:

“Hoyt Yee është një përfaqësues i qeverisë amerikane derisa të mos jetë më. Kaq”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button