Si të keni flokë të drejtë duke përdorur qumësht!

Shumica e femrave preferojnë një stil të thjeshtë të flokëve gjatë përditshmërisë, e zakonisht zgjedhja mbetet ajo më klasikja: të lëshuara e të drejta. Kur flasim për këtë të fundit, puna vështirësohet, pasi jo gjithmonë arrijmë rezultatin e dëshiruar. Përdorimi i shpeshtë i mashave drejtuese nuk sjell gjë tjetër veçse dëmtimin e strukturës së fijeve të flokut, duke dhënë idenë e shtrirjes së tyre, edhe pse kjo zgjat për shumë pak kohë. Kështu, duhet gjetur një zgjidhje e përhershme dhe pa dëme, e cila çon në drejtimin e plotë të flokut, shkruan Bordo.al. 

Edhe pse ndoshta nuk iu ka rastisur ta dëgjoni, qumështi është ndër ndikuesit më të mëdhenj në këtë aspekt, pa patur nevojë për përzierje me lëndë të tjera. Mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Mbushni një shishe spreji me qumësht. I preferueshëm është qumështi i arës së kokosit, edhe pse çdo lloj tjetër do të vepronte gjithsesi në flokun tuaj. Nëse keni mundësi, rekomandohet së tepërmi edhe qumështi krem i konservuar.
  2. Spruconi qumështin edhe në flokë të thatë. Mos harroni që duhet të siguroheni të lyeni të gjithë flokët, duke i kushtuar rëndësi të veçantë skalpit dhe fundeve.
  3. Zgjidhni një krëhër me dhëmbëza të trasha për t’i krehur ato ende nën efektin e qumështit. Mos lejoni flokët t’ju ngatërrohen apo të ngjiten më njëri-tjetrin, pasi rregullimi i tyre më pas do të jetë një proçedurë e dhimbshme.
  4. Masazhoni skalpin për një kohë të gjatë. Duhet t’i jepni qumështit kohën e duhur për ta thithur flokët, në mënyrë që të fillojë të japi efektin drejtues.
  5. Shplani kokën me ujë të bollshëm, në mënyrë që të mos mbani era qumësht. Lërini të thahen e shijoni rezultatet e flokëve të shndritshëm e të drejtë, ashtu sikurse gjithnjë keni ëndërruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button