Emrat e mundshëm për zëvendësim të prokurorit Zvërlevski

Nisja e procedurës për shkarkim të prokurorit Publik, Marko Zvërlevski sjell edhe dilemën se kush do ta zëvendësonte të njëjtin, meqë kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se ai person duhet të jetë ekspert, i pa ndikuar politikisht dhe i cili ka përvojë në fushën e jurispodencës, njofton Portalb.mk.

Mediat dje kanë publikuar disa emra, ku si kandidatë të mundshëm për pozitën e prokurorit konsiderohen, avokati Xvonko Davidoviq, notarja Loria Vanevska, avokati Aleksandar Tortevski, profesoresha universitare Gordana Buzharovska dhe Gordan Kallajxhiev.

Avokati Davidoviq, në opinion njihet si kritikues i ashpër i sistemit gjyqësor të deritashëm në Maqedoni.

Krahas tij, si të përshtatshme për këtë funksion e shohin edhe notaren Vanevska e cila njihet me aferën “Fikom” ku ajo është e keqpërdorur. Për këtë publikisht ka kërkuar drejtësi.

Profesoresha Buzharovska si pjesë e Plenumit të Studentëve thirreshte kundër reformave të cilat pushteti paraprak i futi në arsimin e lartë. Ajo haptazi ka drejtuar kritika ndaj sistemit gjyqësor dhe ka përkrahur punën e Prokurorisë Speciale Publike.

Përkrah saj me qëndrime dhe aktivitetet ka qenë edhe kolegu Kallajxhiev.

Ai bashkë me Tortevskin kanë nxitur reagime të shumta në publik që kur prokurorja Janeva u pat shpreh se ata ishin këshilltar juridik të tyre.

Ndërsa në lidhje me këto emra ka komentuar edhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, i cili tha se zëvendësi i prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski, duhet të jetë i pavarur dhe i besueshëm.

“Qëllimi i reformave që BE-ja i kërkon nga vendi juaj kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri të shtetit është çështje për të cilën Parlamenti i vendit tuaj do të vendosë nëse do të zgjedhë kryeprokuror të ri. Nëse Kuvendi vendos të emërojë një Prokuror të ri shtetëror, ne si BE sinqerisht shpresojmë dhe presim që ai person të jetë i pavarur, shumë profesional, me autoritet dhe me kredibilitet që të mund të udhëheq me këtë institucion”, është shprehur Zhbogar.

LEXO: Shkarkimi i Zvërlevskit: Përkrahet nga shumica e partive parlamentare, por jo nga VMRO-DPMNE-ja 

Përndryshe, me tre korrik është caktuar seancë për shkarkim të prokurorit publik Marko Zvërlevski.

Siç mund të shihet në agjendën e seancës, të publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, shkarkimi i Zvërlevskit është pika e fundit, e 30-ta e rendit të ditës.

Propozimi për shkarkimin e Marko Zvërlevskit nga funksioni i prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë, para skadimit të mandatit, është për shkak të kryerjes së funksionit në mënyrë joligjore, jo në kohë dhe nuk e ka kryer në mënyrë profesional. Gjithashtu, për sjelljen dhe veprimin e tij i emëruari tregon se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit”, qëndron në arsyetimin e propozimit për shkarkimin e Zvërlevskit në Kuvend.

Qeveria në seancën e së premtes, javën e kaluar, e mori vendimin për shkarkimin e Zvërlevskit, ndërsa më parë edhe Këshilli i prokurorëve publik dha mendim pozitiv, gjegjësisht e pranoi propozimin e Qeverisë për shkarkimin e prokurorit aktual shtetëror publik.

Për shkarkimin e tij është e nevojshme shumicë e votave prej 61 deputetëve.

Kujtojmë se për shkarkim të Zvërlevskit, i cili paraprinë reformat që duhet të bëhen në gjyqësor, kërkesa ka pasur edhe nga faktori ndërkombëtar. Krahas kësaj, siç paralajmëroi eurokomesari Johanes Han, së shpejti Maqedoninë do ta vizitojë grupi prej ekspertëve juridik, të paraprirë nga Reinhard Priebe, për të vlerësuar reformat e realizuara deri më tash dhe për të përpiluar të reja, të cilat do të duhet t’i realizojë qeveria e re. Siç edhe njoftoi Han, reformat ndërlidhen me sistemim të gjyqësorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button