Taravari paralajmëroi mënyrë të re për zgjedhjen e drejtorit të ISHP

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot e konfirmoi se janë emëruar drejtorë të rinj në klinikat për Neurokirurgji dhe për Radioterapi dhe Onkologji.

Drejtor të ri mjekësor në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji, Taravari e ka emëruar dr. Nikolla Vasev i cili vjen në vendin e Milan Risteski. U.D. drejtor i Neurokirurgjisë, me propozim të konsiliumit të mjekëve të klinikës, është vendosur Ilija Pangovski, në pozitën e Alaksandar Çaparovskit.

Taravari sqaroi se është duke u vendosur mënyrë e re e zgjedhjes së drejtorit të institucioneve shëndetësore publike në konsultim me kastën e mjekëve.

“Edhe me klinikat e tjera do të veprohet kësisoj, theksoi Taravari pas takimit të tij së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska me përfaqësues të iniciativave qytetare “5 në 12”.

Shtoi se do të gjejnë zgjidhje, siç tha, persona kompetent dhe profesionistë të cilët janë të respektuar në kastën e tyre dhe në klinikën e tyre të jenë drejtues të këtyre klinikave.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë se Qendra klinike për dhjetë vite nuk ka paguar ujë dhe sa është borxhi, tha se Shërbimet e përgjithshme dhe Ujësjellësi dhe kanalizimi do të gjejnë zgjidhje. Theksoi se borxhet janë prej të gjitha klinikave dhe do të ketë revizion pa përjashtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button