Lëvizja BESA: Cila është prapavija e tenderit të shpallur nga kompania shtetërore ELEM në vlerë prej 46,3 milion eurosh?

Lëvizja BESA pyet publikisht nëse me tenderin e shpallur nga Kompania shtetërore EELEM, për ndërtimin e sistemit të ngrohjes me vlerë prej 46.3 milionë eurosh në Manastir, po fillon bashkëpunimi i Qeverisë së re me Qeverinë e vjetër për tenderë dhe për interesa materiale.

Arsyetimi se ELEM nuk e mori parasysh kërkesën e zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike të Qeverisë së re, Koço Angushev që të anulohet ky tender nuk është bindës për opinionin, prandaj nuk mund të në bindë as neve si parti politike.

“Nëse Qeveria e re dëshiron të na bindë se po mundohet të parandalojë diçka, por nuk mundet për shkak të drejtorëve të pushtetit të kaluar në ELEM, kjo dëshmon sa shumë gaboi kryeministri i ri, kur vendosi që në kabinetin e tij të përfshijë elemente të ricikluara të regjimit të kaluar. Lëvizja BESA paralajmëron se cila do të jetë prapavija tinëzare e këtij tenderi, ne nuk do të tolerojmë marrëveshje të këtilla që janë në dëm të taksapaguesve në Maqedoni. Lëvizja BESA do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të parandaluar këtë dukuri negative me tenderë të dyshimtë, dukuri që ishte karakteristike për qeverinë e kaluar, por si duket ka infektuar edhe qeverinë e re, përmes virusave që trashëgoi nga qeveria e vjetër”, thuhet në reagimin e BESËS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button