Deputetë e opozitës braktisin seancën e debatit për shpenzimet në KRRE

Rroga më të larta se deputetët dhe katër herë më të larta se pagat e mësuesve, harxhime të jashtëzakonshme për qira, për shërbime të telefonike dhe pagesa shtesë të panevojshme… Këto harxhime sipas Komisionit për Çështje ekonomike, i kanë bërë anëtarët e Komisionit për Energjetik. Goran Milevski, deklaroi se të gjithë këto harxhime janë të palogjikshme, njofton Alsat.

Debati u ashpërsua në moment kur deputetja e opozitës, Vlladanka Aviroviq lëshoi seancën dhe së bashku me të edhe deputetët tjerë të VMRO – DPMNE-së, me arsyetimin se kryetari Milevski nuk e udhëheq seancën siç duhet dhe se nuk u lejon ndërhyrje procedurale.

Mirëpo në mungesë të kryetari të Komisionit për Energjetikë, Dimitar Petrov, i pranishëm ishte zëvendësi i tij Kushtrim Ramadani, i cili i mohoi këto konstatime dhe tha se realisht harxhimet e komisionit rregullator për energjetik janë zvogëluar dhe se gjithçka është në suaza të ligjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button