MF: Reagim pozitiv në tregjet për Maqedoninë

Tregjet pozitivisht e perceptojnë stabilizimin e situatës politike në Maqedoni dhe perspektivat për ekonominë e Maqedonisë, kumtoi sot Ministria e Financave.

Sipas Ministrisë, tregues për këtë është zvogëlimi i shkallës së të ardhurave së euroobligacioneve të Maqedonisë që tregtohen në tregjet financiare ndërkombëtare.

“Nga mesi i majit, të ardhurat e të gjitha tre euroobligacioneve shënojnë zvogëlim të vazhdueshëm. Shkalla e të ardhurave së euroobligacionit të fundit që skadon në vitin 2023, deri nga maji vazhdimisht ishte mbi 4,5 për qind, ndërsa sot është në 3,9 për qind, që është historikisht niveli më i ulët i këtij euroobligacioni, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Financave.

MF: Reagim pozitiv në tregjet për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button