Pullë e përbashkët postares mes Postave të Maqedonisë dhe Sllovenisë

Përfaqësues të Postës së Sllovenisë vizituan sot Postën e Maqedonisë, ku u dakorduan që në të ardhmen të lëshojnë në qarkullim një pullë të përbashkët postare.

“Delegacioni në përbërje të Marjan Osvalld drejor për marëdhënie ndërkombëtare, Franc Predikaka këshilltar në Postë Sllovene u takuan me drejtorin gjeneral të Postës së Maqedonisë  Fadis Rexhepi dhe bashkëpunëtorë të tjerë të tij.  Rexhepi shprehi kënaqësinë e tij për vizitën e përfaqësuesve të Postës Sllovene dhe potencoi që ky është edhe një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre”, thuhet në kumtesën e Postës së Maqedonisë.

Në takim, siç thonë nga Posta, u diskutuan më shumë tema dhe sfera në të cilat mund të zhvillohet bashkëpunimi, theks të veçantë u vendos mbi përvojën që ka Posta e Sllovenisë dhe Drejtoria Doganore e Sllovenisë në thjeshtësimin e procedurave për doganim të dërgesave nga shitjet përmes internetit.

“Përfaqësuesit e Postës Sllovene edhe njëherë shprehën gatishmërinë e tyre të veprojnë bashkë me Postën e Maqedonisë në tregun e Maqedonisë dhe Rajonit me shërbime hibride postare.  Rexhepi nga mysafirët kërkoi mbështetje dhe ndihmë profesionale në shfrytëzimin e mundësive dhe fondeve financiare të cilat i munëdson Unioni Postar Botërorë PostEurop dhe Komisioni Evropian. Për të njëjtën ata shprehën gatishmëri të plotë edhe për faktin që  Marjan Osvalld është anëtarë në këshillin drejtues të Unionit Postar Botërorë”, thuhet në kumtesën e Postës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button