Mediat greke: Borisov “ndërmjetës” midis Shkupit dhe Athinës

“Shkupi dhe Sofja janë pranë nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, “Zaev për vizitë në Sofje”, janë vetëm disa prej titujve në edicionet onlajn të mediave greke të cilat njoftojnë për vizitën e delegacionit të lartë shtetëror të Maqedonisë në Sofje.

Raportet janë pa komente, përveç për gazetën “Rizospastis” e cila thotë se Qeveria bullgare ka ndërmarrë rolin e “udhëtarit tregtar” për integrimet euroatlantike. Sipas gazetës, kryeministri bullgar Bojko Borisov dje është vënë në rolin e “ndërmjetësuesit” në kontestin midis Athinës dhe Shkupit për emrin kushtetues të Maqedonisë.

Në raportet e tjera në Greqi transmetohet se Borisov ka theksuar se Bullgaria e mbështet unitetin e Maqedonisë dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE, duke vlerësuar se situata e brendshme politike në Maqedoni është stabilizuar.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur me Greqinë mike të punojmë bashkërisht t’i zgjidhim të gjitha problemet, pasi që destabilizimi i Maqedonisë, do të thotë edhe destabilizim i kufijve tanë”, e transmetojnë mediat greke deklaratën e Borisovit.

“Kryeministrat e dy vendeve theksuan se mbeten vetëm disa detaje që të përfundojë marrëveshja, të cilat, siç tregoi Zaev, do t’i kompletojnë ministri i Maqedonisë dhe ai i Bullgarisë për Punë të Jashtme”, njoftojnë mediat greke.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button