Stoli i Kombëtares, del në skenë emri i Kamolezes

Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të jetë në kërkim të një trajneri, që të zëvendësojë italianin De Biasi, njofton top-channel.

Menjëherë pas dorëheqjes së de Biasit, presidenti Duka deklaroi se i janë ofruar rreth 100 trajnerë, ndërsa në media po përflitet çdo ditë për emra të ndryshëm.

Xhankarlo Kamoleze është emri më i fundit, që i shtohet listës së pretendentëve për t’u ulur në pankinën kuqezi.

Sipas mediave italiane, FSHF ka shfaqur interes për Kamolezen dhe në orët e ardhëshme pritet të mbahet një takim mes palëve, për të diskutuar mbi këtë temë.

56 vjeçari Kamoleze ka një karrierë të ngjashme me De Biasin dhe Torino është ekipi më i madh që ka drejtuar, ndërsa për herë të fundit, është ulur në pankinën e Chiasos, në ligën e dytë zviceriane, në sezonin 2015-2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button