Arrestohet gostivarasi që ka kryer 12 vjedhje të rënda në Ohër

Policia e Ohrit sot ka dorëzuar padi penale kundër 23 vjeçarit XH.I. nga fshati i Gostivarit, Dobrosh, për shkak të kryerjes së 12 vjedhjeve, njofton Portalb.mk.

Ai vjedhjet i ka kryer gjatë majit të këtij viti, në zonën e Ohrit, kumtoi zëdhënësi i SPB Ohrit, Stefan Dimovski.

Duke i shfrytëzuar disa mjete, por edhe fuqinë fizike, gositvarasi ka arritur që të hyjë në këmbimore, agjenci për patundshmëri, farmaci bujqësore, zyrat e shërbimeve të pagesave, Ndërmarrje Publike “Proakua” dhe “Niskogradba”, në markete, dyqane suveniresh, punëtori dhe sallone për bukuri.

Nga vjedhjet e kryera ai në mënyrë të paligjshme ka fituar rreth 40.900 denarë dhe 2.600 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button