Gruevski në Bruksel në Samit të EPP-së dhe takime me Tuskun, Mogerinin dhe Mekalisterin

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski me delegacion partiak, në të cilin janë edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe deputeti Vlladimir Gjorçev, nga sot do të marrë pjesë në vizitë të re pune treditore në Bashkimin Evropian dhe pjesëmarrje në Samitin e partisë më të madhe politike në Evropë.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Gruevski pasdite në Parlamentin Evropian duhet të realizojë takim bilateral me kryetarin e Komitetit për punë të jashtme të PE-së (AFET) Dejvid Mekalister, ndërsa sonte do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit të Evropës, Donald Tusk.

Përveç me këtë çift evropian, Gruevski dhe delegacioni i VMRO-DPMNE-së gjatë ditës së nesërme do të realizojë takim edhe me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federika Mogerini.

Megjithatë, ngjarje qendrore nga vizita dyditore e ish-kryeministrit të Republikës së Maqedonisë në Bruksel është Samiti i nesërm i Partisë Popullore Evropiane (EPP), grupi më i numërt i deputetëve në Europarlament, anëtare shoqëruese e së cilës është edhe VMRO-DPMNE-ja.

Në këtë Samit të EPP-së, i cili do të mbahet në Akademinë mbretërore të Belgjikës, krahas Nikolla Gruevskit, do të marrin pjesë edhe Tusk, kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker dhe kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani. Gjithashtu, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e Angela Merkelit (kancelare e Gjermanisë), si dhe e kryeministrave Mariano Rahoj (Spanjë), Nikos Anastasiadis (Qipro), Klaus Johanis (Rumani), Bojko Borisov (Bullgari), Viktor Orban (Hungari), Andrej Plenkoviq (Kroaci) dhe Leo Varadkar (Irlandë).

Pjesëmarrjen në ngjarjen me krerët e Bashkimit Evropian, si dhe takimet e tij bilaterale me njerëzit e parë të BE-së, Gruevski dhe delegacioni i VMRO-DPMNE-së pritet ta shfrytëzojnë për avancim të bashkëpunimit që partia e tij e ka me ta, si dhe për përshpejtim të integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë, duke pasur parasysh atë që agjenda për anëtarësim urgjent të Maqedonisë në Union dhe NATO është prioritet i lartë i VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqësisë së saj.

Të premten, ish-kryeministri i Maqedonisë ka caktuar takime me deputetë në Parlamentin Evropian, midis të cilëve do të takohet edhe me raportuesin për maqedoninë në PE, Ivo Vajgëll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button