2016-ta, viti më i vështirë për sektorin civil në Maqedoni

Viti 2016 kanë qenë një ndër vitet më të vështira si për sektorin civil por edhe për demokracinë e Maqedonisë, kjo si pasojë e shkeljeve të shumta që janë bërë në drejtim të lirive të garantuara me ligj, financimit dhe raportit jo të mirë ndërmjet pushtetit dhe organizatave joqeveritare, shkruan Portalb.mk.

Kështu vlerësoi sot autorja e raportit “Rrethinë e mundshme për zhvillim të shoqërisë qytetare në Maqedoni në vitin 2016”, Simona Ognenovska, në konferencën”Roli i shoqatave qytetare në promovimin e hapësirës civile” e organizuar nga Rrjeti i Shoqërive Civile për Zhvillim.

“Vëzhgimi i hapësirës së funksionimit të OJQ-ve bëhet që nga viti 2012, ku deri në vitin 2014 kemi publikuar katër raporte. Por nga vëzhgimi i viteve të fundit është vërejtur kthesë në në fushën e  lirive të garantuara me ligj, financimit dhe raportit ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil. Mund të vlerësoj se viti 2016 ka qenë ndër më të vështirat për sektorin civil ngaqë presionet e shumta morale dhe financiare nga fushata që filloi në dhjetor kundër shumë organizatave qytetare, ka bërë që shumë OJQ të mos kenë mundësi të zhvillojnë veprimtarinë e tyre”, tha Simona Ognenovska.

Presionet e shumta morale dhe financiare të bëra ndaj këtij sektori, sipas sekretarit gjeneral të Aleancës për Participim Shoqëror, Danijan Sriskandarajah, ka bërë që OJQ-të të fuqizohen dhe të kontribuojnë më shumë për demokracinë e Maqedonisë.

Da“Roli i sektorit civil në shoqëri demokratike është të jetë negociator dhe korrektor i qeverisë. Mësimi që vjen nga bota është edhe një mundësi mobilizimi dhe forcimi për punë të sektorit civil në Maqedoni. Nëse sektori civil është i heshtur ndaj qeverisë atëherë demokracia nuk do të ekzistojë. Ajo çfarë pamë shpesh herë na bëri të mendojmë se sektori civil nuk është bashkëpunues, por kjo nuk është ashtu, sepse ata punuan si duhet dhe prandaj u sulmuan vazhdimisht, gjë e cila i ka zhvilluar dhe fuqizuar më shumë ata. Ne shpresojmë se Qeveria e re nuk do t’i ndjek hapat e qeverisë së kaluar. Ne e dimë se vetëm me kritika ndaj padrejtësisë ne mund të ndryshojmë gjërat për të mirë. Me pakënaqësi ndaj tyre shpesh herë edhe janë bërë ndryshimet e sistemeve politike, kjo ndodh edhe me ndryshimin e qeverive, kështu ndodhi edhe me Maqedoninë. Njerëzit në Maqedoni u mobilizuan në protesta, ata nuk donin të shihni jotransparencën dhe jollogaridhënien e institucioneve, dhe kjo është e mirë”, tha Sriskandarajah.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua edhe raporti i “Rrethinë e mundshme për zhvillim të shoqërisë qytetare në Maqedoni në vitin 2016”, i cili raport mbikëqyr punën e sektorit në tre pikëpamje, atë të cenimit të lirisë së shprehjes, bashkëpunimit me qeverinë dhe financimit.

Ky është viti i katërt që publikohet ky lloj raporti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button