Taravari me shoqatat e pacientëve: Premton ndryshime të Ligjit për mbrojtje shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot mbajti takim pune me përfaqësues të tridhjetë shoqatave të pacientëve. Në takim është bërë fjalë për formimin e trupit koordinues me katër përfaqësues të shoqatave, të propozuara nga vetë anëtarët, se si në mënyrë aktive do të përfshihen në procesin e hartimit të ndryshimeve ligjore dhe plotësimeve të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Përfaqësuesit e shoqatave të pacientëve e përshëndetën këtë risi për pjesëmarrje aktive të tyre dhe përfaqësim i interesave të shoqatave në hartimin e vendimeve të reja ligjore.

Në këtë proces do të marrin pjesë edhe disa ekspertë juridikë dhe përfaqësues nga shoqatat profesionale nga fella, mes të cilave edhe Oda mjekësore e Maqedonisë, Shoqata mjekësore e Maqedonisë, Oda stomatologjike dhe farmaceutike, Fakulteti i mjekësisë etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button