Zaev: Presim datë për negociata me BE-në në vitin 2018, kemi mbështetje nga Bullgaria

Mënjanim të rekomandimit të kushtëzuar në vjeshtë të këtij viti dhe marrje të datës për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE në vitin 2018 pas të gjitha reformave të ndërmarra, pret kryeministri Zoran Zaev i cili dje dhe sot po qëndron për vizitë zyrtare në Bullgari, ku nga Sofja zyrtare mori mbështetje në rrugën drejt BE-së.

Në takimin me gazetarët në Sofje, njofton raportuesi i MIA-s, Zaev theksoi se Maqedonia, krahas punës në planin e brendshëm dhe reformat që duhet t’i bëjë në shtet, shpreson edhe për hapërim pozitiv rreth problemit që Greqia e ka me emrin kushtetues dhe shfaqi shpresë se me të vërtetë me perspektivat e reja që hapen në rajon do të mund të kërkojmë, por edhe të marrim mbështetje dhe ndihmë nga fqinji ynë jugor përmes Parlamentit, Qeverisë, partive qeveritare dhe opozitare.

“Duke i ditur të gjithë këto aspekte të cilët neve si qytetarë të Maqedonisë shumë vite nga pak të frustruar për shkak të pritjes së gjatë para dyerve të BE-së dhe NATO-s, jemi të bindur se me siguri pritja e gjatë ka edhe arsye të saj për krizën politike që ndodhi në Maqedoni. Jemi të bindur se fqinjët tanë i dëshirojnë të mirë Maqedonisë dhe gjithë rajonit dhe në mënyrë të arsyeshme presim mbështetje nga armiqtë e parë, këto janë vendet tona fqinje, posaçërisht vendet që janë anëtare të BE-së dhe NATO-s”, theksoi Zaev.

Ai potencoi se Maqedonia hapi kapitull të ri në bashkëpunimin me Bullgarinë. “Pashë dëshirë të sinqertë të një fqinji tonë, i cili vlen për mik të madh në qëllimin që t’i ndihmojë Maqedonisë që të lëvizë drejt BE-së dhe NATO-s. Bullgaria shumë mund t’i ndihmojë Maqedonisë për shkak se një pjesë e rrugës e ka kaluar para neve dhe me ne mund ta ndajë përvojën dhe gabimet që i ka bërë”, potencoi Zaev.

Theksoi se në Maqedoni ekziston përcaktim serioz përfundimisht pas vitit 2005 kur morëm statusin kandidat që të lëvizim drejt integrimit në BE. Deri tani, tha, ekzistonte ftohje të marrëdhënieve me Bullgarinë, më butë thënë edhe atë, sipas tij, nga arsye jashtëzakonisht politike, të cilët dje definitivisht u mënjanua dhe u hapën perspektiva të reja për bashkëpunim midis dy vendeve.

Pret që Qeveria e Bullgarisë të jetë partneri i parë në proceset integruese drejt BE-së dhe NATO si fqinj, dhe siç tha, pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë nuk do të ketë çështje të hapura.

Lidhur me marrëveshjen theksoi se pret për një çështje e cila ka mbetur dhe i dedikohet përdorimit të fjalës që të gjendet zgjidhje, ndërsa për këtë, siç shtoi, tanimë është ofruar solucion.

“Në takimin me kryeministrin Bojko Borisov i shoqëruar nga dy ministrat e Punëve të Jashtme katër segmentet e hapura ekzistuese nga marrëveshja për fqinjësi të mirë thuajse edhe i mbyllëm. Lidhur me tre segmentet janë mbyllur komplet dhe mbeti një segment i cili besoj se do të jetë një pirje kafe midis të dy ministrave dhe këtë marrëveshje ta nënshkruajmë gjatë vizitës kthyese të kryeministrit Borisov, siç kumtuam me dëshirë të përbashkët në kremtimin e Kryengritjes së Ilindenit”, tha kryeministri i Maqedonisë.

Potencoi se hapi shtesë është bërë edhe në pjesën e largimit të vështirësive të caktuara që ekzistojnë në opinion ose rezervat rreth çështjes të cilat janë temë e debatit gjatë të gjithë këtyre viteve që i lamë pas. Këto, siç tha, janë çështjet lidhur me historinë. “Besojmë se historia duhet të mbetet e historianëve dhe nga ajo të shfrytëzojmë vetëm aspekte pozitive. U pajtuam që pjesa më të madhe të historisë është e përbashkët dhe së bashku e ndajmë dhe në këtë emër vendosëm të shprehim respekt dhe përkulje para monumentit të personit historik i cili i lidh të dy vendet. Dje e kemi bërë hapin dhe u përkulëm para monumentit të Mbretit Samoil dhe të njëjtën do ta bëjmë para monumentit nga historia që na lidh në Republikën e Maqedonisë më 2 gusht”, deklaroi Zaev.

Ai theksoi se pret intensifikim të bashkëpunimit me Bullgarinë në të gjitha fushat.

“Pres tekstualisht prej nesër të shoh kompani bullgare për investim në Maqedoni dhe me siguri edhe kompani të Maqedonisë për investime në Bullgari. Frymën e miqësisë pres ta ndjekin të rinjt përmes koncerteve. Pres që projektet e përgatitura nga IPA fondet në Maqedoni me ndihmën dhe mbështetjen e ekspertëve në Bullgari të cilët kanë sukses në këtë punë, këmbim të përvojës në turizëm, energjetik dhe përvojë në rritjen e prodhimtarisë”, tha Zaev.

Në pjesën e energjetikës theksoi se gazsjellësin që e ka Maqedonia për momentin dhe vjen nga Bullgaria nuk është shfrytëzuar tërësisht dhe se ata si Qeveri do të bëjnë përpjekje që të rritet përdorimi i gazit natyror në Maqedoni dhe se do të vazhdohet me projektin për ndërtimin e gazsjellësit nacional që e filloi qeveria paraprake.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev në lidhje me pranimin e Maqedonisë në NATO nën referencën IRJM tha se kjo është zgjidhja që e pranon edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe paraqet zgjidhje për Bullgarinë dhe beson se në frymë të mirë dhe si fqinj të mirë mund të gjindet zgjidhje me Greqinë që të zhbllokohen proceset eurointegruese.

“Jam i bindur se edhe ata janë të drejtuar para vendimit se çfarë rajoni dëshirojnë, çka është më mirë për Greqinë dhe qytetarët e tyre që Maqedonia të qëndrojë e bllokuar ose t’i shfrytëzojnë të gjitha benefitet që i mban NATO”, tha Zaev dhe shtoi se nuk duhet menjëherë të ketë zgjidhje me çështjen për emrin, por mund me Greqinë të dakordohet që të fillohen proceset për integrim.

Në lidhje me terminologjinë në librat e historisë në Maqedoni, ai u përgjigj se kjo është një prej çështjeve të hapura dhe se ekziston konsensus në Maqedoni që të gjitha edicionet t’i largojnë të gjitha gabimet që krijojnë situatë të sikletshme e cila nuk është në funksion për atë që po angazhohemi.

“Veç më janë bërë çështje të caktuar që ai bashkëpunim të rritet edhe atë edhe në të kaluarën jo vetëm nga qeveria e re. ka shumë data që ndihen, ripërtërihen karakteristika të caktuara të cilat janë të rëndësishme edhe për historinë tonë por edhe për atë bullgare”, tha Zaev dhe shtoi se te personalitetet historike shikon si një mundësi e shkëlqyer për rritjen e bashkëpunimit midis popujve, qytetarëve dhe shteteve.

I pyetur për Prokurorinë speciale publike, tha se ai i ka dorëzuar materialet që i posedon, por shprehu druajtje se koha është e shkurtër për hapjen e të gjitha hetimeve. “Dëshmitë ekzistojnë dhe ato janë atje dhe nuk mund të zhduken. Edhe nëse nuk vazhdon afati, këto dëshmi ekzistojnë dhe besoj se prokurori tjetër ose organ tjetër kompetent do t’i ndërmarrë dhe do të konfirmojë nëse ekzistojnë edhe dëshmi materiale që të ketë akte prokuroriale ose janë vetëm indikacione të cilat do të përfundojnë qëllime të cilat asnjëherë nuk kanë bërë vepër penale ose keqpërdorim të ligjit”, tha Zaev.

Potencoi se në Maqedoni sërish do të qeveri e drejta dhe shteti i drejtë dhe ligji në mënyrë të barabartë për të gjithë.

“Unë dua që qytetarët e Maqedonisë, investitorët e huaj dhe ata të vendit, çdo qytetar i yni dhe secili që do të vijë nëse e drejtë për të marrë të drejtën në çdo rrethanë. Nëse ka gabuar para ligjit të ndërmarrë përgjegjësi. Kjo është e nevojshme nëse dëshmirojmë të kemi perspektivë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev dhe iu bëri thirrje eksperëtve për të hyrë në gjyqësi, ndërsa politikanët, siç tha, aspak të mos përzihen në procesin e krijimit të gjyqësisë së pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button