Kirurgu Panovski: Për të përfituar, kolegët e mi ia shitën shpirtin djallit

“Partizimi ka kapur rrënjë të thella në sektorin e shëndetësisë dhe kjo është për të ardhur keq, pasi që kolegët e mi si luledielli u kthyen ndaj pushtetit të atëhershëm”, theksoi kirurgu abdominal, Millço Panovski, në emisionin debativ në “24Vesti”, njofton Portalb.mk.

“Ata janë fajtorët kryesor se pse na ka ndodhur e gjithë kjo në 11 vitet e fundit. Gjatë gjithë kohës sistemi është bazuar në pushtet, përkatësisë partiake dhe njerëz nga profesioni ynë, ia shitën shpirtin djallit që të përfitojnë dhe të vijnë në pushtet, të cilët në kushte normale asnjëherë nuk do të kishin ardhur. Ajo është arse faktike kryesore për gjendjen e këtillë të shëndetësisë”, thotë kirurgu Panovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button