VMRO-PP: Presim që Bullgaria të kontribuojë për integrim më të shpejtë të Maqedonisë në BE

VMRO- Partia Popullore nëpërmjet një kumtese konsideron se takimi i kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov paraqet mundësi të re për avancimin dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes të dy shteteve, dhe me këtë riparimin e angazhimeve për integrim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO, njofton Portalb.mk.

“Presim që Bullgaria, si vende anëtare e BE-së me shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane, me përvojën e saj dhe me përkrahjen për Republikën e Maqedonisë të kontribuojë për realizim më të shpejtë në procesin integrues të vendit si anëtare e ardhshme e BE-së. Me zhvillimin e tillë të ngjarjeve kthehet faqe e re në politikën e Ballkanit drejt evropianizimit të plotë të Ballkanit. Njëkohësisht, na vjen keq që VMRO-DPME-ja nuk e ka bërë shumë më herët derisa e udhëhiqte shtetin, por na largoi nga fqinjët evropian, Bullgaria dhe Greqia”. VMRO-DPMNE, gjatë gjithë kohës kishte marrëdhënie injorante drejt Bullgarisë, duke mos dashur t’i vazhdojë praktikat e vendosura dhe t’i shfrytëzojë mundësitë që i ofron Bullgaria si vende anëtare e BE-së. Ajo ishte frenuesi kryesor i marrëdhënieve fqinjësore, si dhe në procesin e afrimit të Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button