Gjykata Kushtetuese vendosi – do të diskutojë nëse DSK mund të përgjojë pa urdhër gjyqësor

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme vendosi që të ngrit procedurë për konstatimin e kushtetutshmërisë të nenit 175 nga ligji për komunikime elektronike. Shumica e gjykatësve në seancë shprehën dyshimin se ashtu siç është tani, ligji, nëpërmjet neneve 168 dhe atë kontestuesin 175, Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (DSK) u mundësohet që në mënyrë të pa kontrollohet t’i ndjekin komunikimet nëpërmjet operatorëve të telekomunikacionit, njofton Portalb.mk.

Gjykata Kushtetuese duhet që ta konstatojë vendimin e seancës së sotme, e cila më herët duhet të ndodh më 5 korrik, ndërkaq më pas duhet që ta dorëzojë deri në Kuvend si përgatitës i ligjit.

Shtëpia legjislative ka afat prej 30 ditëve që të dorëzojë raport deri te Gjykata në bazë të së cilës do të përgatitet propozimi për vendimin e mëtutjeshëm. Më pas, do të caktojë seancë në të cilën gjykatësit do të vendosin nëse, do ta shfuqizojnë ose do të kërkojnë ndërrim të nenit kontestues.

Përpara votimit, ka pasur debat të ashpër mes gjykatësve kushtetues. Në debat janë kyçur të gjithë nëntë gjykatësit kushtetues, të cilët disa herë i kanë deklaruar argumentet e tyre dhe bindshmëritë “për” dhe “kundër”, pranimit të iniciativës.

Përgjim

Shumica e gjykatësve janë “për” pranimin e iniciativës pasi që, ashtu siç sqaroi gjykatësja Angelina Markudova, me qasjen e drejtpërdrejt dhe me mundësinë për ndjekjen e komunikimeve nëpërmjet operatorëve të telekomunikacionit rrezikohen të drejtat e privatësisë së qytetarëve dhe u mundësohet organeve shtetërore, gjegjësisht Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), në mënyrë të pakontrolluar t’i ndjekin komunikimet dhe t’i rrezikojnë të drejtat e njeriut dhe qytetarëve.

Propozimin e Markudovës për pranimin e iniciativës e kanë përkrahur edhe gjykatësit Sali Murati, Natasha Gaber, Ismail Dardhishta dhe Gëzime Starova.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski dhe gjykatësit, Jovan Josifovski, Elena Gosheva dhe Vlladimir Stojanovski, thanë se nuk do ta përkrahin hapjen e procedurës sipas iniciativës, pasi që, neni 175 nuk është në kundërshtim me Kushtetutën dhe nëse shfuqizohet do të shkaktonte kaos, ndërkaq operatorët e komunikimit nuk do të kenë obiligm që të veprojnë sipas urdhrave për përgjim nga MPB.

Ndaj kësaj, gjykatësja Gëzime Starova, ka replikuar, duke e pyetur në mënyrë ironike se “çfarë kaosi do të bëhej nëse e shfuqizojmë nenin, nuk do të përgjojnë?”, transmeton Portalb.mk.

Shumica e gjykatësve rikujtuan se në vitin 2010 kur Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi nenin 115 të ligjit për ndjekje të komunikimeve, dispozitat e të njëjtit ligj më pas janë rishkruar, gjegjësisht janë identike me atë të në nenit 175.

PërgjimeKëshilltarja shtetërore, Menka Trajanova, e cila mori pjesë në referatin e madh prej 23 faqeve, që e ka prezantuar Markudova, tha se sipas ligjit “është e ndaluar ndjekja e komunikimeve, përveç kur ka pajisje të sofistikuar”.

Debati zgjat thuajse tre orë, për momentin gjykatësit janë në pauzë, debati do të vazhdojë pastaj. Pritet që gjykatësit të votojnë për iniciativën nëse e pranojnë ose jo.

Ndryshe, iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë së këtij nenit është e dorëzuar që në vitin 2015, gjegjësisht në të njëjtin vit kur LSDM filloi me publikimin e materialeve të përgjuara nga ndjekjet e përgjimeve të paligjshme ose të ashtuquajtura “bomba”.

Kjo iniciativë ishte në rend dite të Gjykatës Kushtetuese në mars të këtij viti, por shqyrtimi i saj u anulua për shkak materialit të madh, të dorëzuar bashkë me iniciativën.

Shfuqizimi ose ndryshimi i nenit 175 nga ligji për komunikime elektronike është edhe njëra nga raporti i ekspertit gjerman, Rajnard Pribe, nga viti 2015, i cili të martën pritet që ta vizitojë Maqedoninë, në korniza të angazhimit të tij që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë Qeverinë e re rreth çështjeve për reformat prioritare, veçmas për sundimin e të drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button