Sahati i Kalasë së Gjirokastrës, rrahë pas 20 vitesh

Për një gjë të tillë ka njoftuar Mirela Kumbaro, ministrja e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, përcjell KultPlus.

Sahati i Kalasë së Gjirokastrës ka filluar të rrahë pas 20 vitesh së pushuari, kjo falë punës së Institutit të Monumenteve dhe mjeshtrit të kohës, inxhinierit të talentuar Johan Furxhi.

 Për një gjë të tillë ka njoftuar ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, e cila ka shpërndarë disa fotografi teksa është shprehur e lumtur për këtë fakt.

“Tik-tak, tik-tak. Sahati i Kalase se Gjirokastres, pas gati 20 vitesh, rreh sot me ritmin e kohes fale punes se Institutit te Monumenteve dhe mjeshtrit te Kohes, inxhinierin e talentuar Johan Furxhi. #KohaPerGjirokastrenEcenPara #PerGjirokastrenQeDuam”, ka shkruar Kumbaro në facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button