Mustafa: Duam kryeministrin dhe koalicion me të gjithë, përveç PDK

Isa Mustafa, kryeministri në largim i Kosovës, ka thënë se LDK është e hapur që të bëjë koalicion paszgjedhor me të gjitha partitë, përveç PDK-së.

Por ai thotë se kushti i vetëm i tyre për bashkëqeverisje me dikë, është që ta kenë postin e kryeministrit.

Ai thotë se përveç bisedimeve me Vetëvendosjen, do të tentojnë të ketë komunikim edhe me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn, por vetëm pasi të largohen nga PAN-i.

‘Jo përderisa ekziston PAN. Me të gjithë do të bisedojmë vetëm që LDK ta ketë kryeministrin, përvec PDK-në.’, ka thënë Mustafa në Rubikon. Ndërsa Mustafa ka zbuluar se që prej rrëzimit të qeverisë, nuk kanë pasur më ndonjë komunikim me PDK-në.

Në statusin e fundit në Fb, Mustafa shkruan: “LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc. Qëndrimi i LDK -së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas certifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së. Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button