Siri, gëzim për iftarin në ambient të hapur në Duma-n nën rrethim

Në sofrat e vendosura nëpër rrugët e shndërruara në rrënoja në rajonin Duma nën rrethim, në kryeqytetin e Sirisë, Damask, ofrohet iftar për 600 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Me ndalimin e sulmeve të forcave të regjimit në zonën Duma që ndodhet në rajonin Guta Lindore e cila që afërsisht prej 4 vitesh ndodhet nën rrethimin e forcave të regjimit dhe mbështetësve të tij të huaj, banorët e rajonit po përjetojnë gëzimin e shtrimit të iftareve nëpër rrugët e shndërruara në rrënoja.

Fondacioni “Adale Hayır” që operon në Duma me sofrat e iftarit të shtruara që nga dita e diel, në vende të ndryshme në Duma ushqen fëmijët, familjet dhe personat në nevojë.

Në iftarin e ditës së djeshme të fondacionit i cili shtron sofra për 600 persona në rrugë të ndryshme të shndërruara në rrënoja në Duma kanë marrë pjesë një numër i madh personash duke përfshirë edhe 100 fëmijë jetimë.

Në sytë e fëmijëve është vërejtur gëzimi të cilin që prej një kohe të gjatë ata nuk e kanë gjetur mundësinë të kryejnë iftar në ambient të hapur.

Popullata në Duma e cila që nga muaji maj e deri tani ndodhet në mesin e “rajoneve jokonfliktuale” në këtë muaj të Ramazanit në krahasim me Ramzanet e tjerë mund të marrë pjesë më lirshëm në iftaret që shtrohen në ambiente të hapura, ku sofrat “shumëngjyrëshe” formojnë një kontrast interesant në mesin e ndërtesave të shembura.

Një nga përgjegjësit e fondacionit Muejid Ebu Shadi, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se “Që prej dy ditësh në rajonin Duma në ditë ofrojmë iftar për 600 persona në nevojë në mesin e cilëve ndodhen jetimë dhe fëmijët e të burgosurve. Në menunë e iftarit ndodhet pilaf, mish, lëng frutash dhe fruta”.

Pasi ka bërë të ditur se do të vazhdojnë të ofrojnë iftare përgjatë 5 ditëve në vende të ndryshme të Duma-s, Shadi është shprehur se “Në vitet e mëparshme për shkak të sulmeve iftaret i shtronim nëpër xhami, ndërsa këtë vit në mesin e rrënojave në qytet.”

Ndërsa Rima Ahmet, 7 vjeç, është shprehur se “Kam ardhur këtu me babin tim. Jashtë është shumë buukur. Tani do të jemi së bashku edhe me xhaxhain tim. Dëshirojmë të jemi gjithmonë jashtë.”

Edhe Yusuf el İbrahim pjesëmarrës në këtë sofër tha se “Në vitet e mëparshme iftaret tona i kryenim nëpër shtëpitë tona për shkak të sulmeve. Regjimi në vitet e kaluara e bombardonte Duma-n gjatë iftareve. Për këtë arsye nuk mund të dilnim jashtë. Ndërsa këtë vit po kryejmë iftar jashtë në mesin e rrënojave. Kjo është një ndjenjë e bukur”.

Duke vënë në dukje se me rastin e iftarit njerëzit në rajon kanë gjetur mundësinë të bashkohen, Ibrahim tha se “Zoti i bekoftë organizatorët e këtij iftari. Jemi mbledhur këtu të gjithë fqinjët. Për herë të parë që prej shumë kohësh jemi mbledhur së bashku”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button