Studentët e UT-së vlerësohen në Konferencën shkencore në Tiranë

Studentët e Ciklit të dytë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit të Universitetit të Tetovës morën pjesë në Konferencën e gjashtë studentore, që u organizua më 14 qershor nga studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

“Nxitja e zhvillimit të bujqësisë përmes përdorimit më të mirë të resurseve bujqësore – këndvështrime studentësh”, ishte tema e konferencës në të cilën morën pjesë 118 studentë nga pesë universitete, si: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti ,,Haxhi Zeka” në Pejë. Konferenca ishte me karakter garues, ku pas prezantimit të punimeve nga të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët zgjodhën tre punimet më të mira”, theksohet në kumtesën e USHT-së.

Drejtues shkencorë të kësaj konference ishin pedagogët: Gentjan Çera, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit; Erta Dodona, Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit; Ilir Lloha dhe Sanka Zejnelhoxha nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit; Ina Vejsiu, Fakulteti i Shkencave Pyjore; Eglantina Xhemollari, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

Nga votimi i studentëve dhe pedagogëve, në vendin e parë u zgjodh punimi me titull: “Sa njihen ushqimet e modifikuara gjenetike nga popullata e zonës së Pollogut”, i përgatitur nga studentët e Universitetit të Tetovës, Durim Alija, Eljesa Ziberi dhe Amir Alasani.
Në vend të dytë u rendit punimi me titull: “Vlerësimi i cilësisë së ujit dhe biodiveristetit të lumit Shkumbin”, i punuar nga studenti i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Oljan Dervishi, ndërsa me vendin e tretë u vlerësua punimi me titull: “Ndikimi i kulturës financiare në vendimmarrjen financiare në qytetin e Tiranës”, i punuar nga studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, Bruna Tuzi dhe Ordiola Saliasi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button