Gratë e biznesit: Pushimi i vazhduar i lehonisë mund të ketë ndikim negativ në involvimin e grave në tregun epunës

Shoqata e grave të biznesit vlerëson se nisma për rritjen e pushimit të lehonisë në 18 muaj mund të ketë implikime negative dhe të shënojë regres në procesin e involvimit aktiv të grave në tregun e punës.

Me këtë iniciativë, siç thekson Shoqata, do ta rrisë disbalancin ekzistues në raportin burra/gra dhe hendekun gjinor në pagat dhe do ta zvogëlojë ambicien e gruas që të ketë zhvillim në karrierë dhe të përforcohet ekonomikisht.

“Si gra e kuptojmë brengosjen dhe nevojën që të jetë më shumë me foshnjën e vet, por për këtë duhet të gjenden zgjidhje të volitshme me të cilat do të kënaqen të gjitha palët e involvuara”, thuhet në kumtesën e Shoqatës së grave të biznesit prej ku si propozime të mundshme për tejkalimin e situatës i theksojnë rritjen e numrit të kopshteve dhe numrin e pranueshëm të fëmijëve në kopshte dhe rritjen e personelit dhe kuadrit profesional, stimulimin e shfrytëzimit të mungesës së prindërve edhe tek burrat/baballarë, vendosjen e orarit fleksibil dhe numrin më të vogël të orëve, në marrëveshje me punëdhënësin, për nëna me fëmijë deri në tre vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button