Dita Botërore e Emigrantëve, Memeti i brengosur për kufijtë e mbyllur të Maqedonisë

Avokati i Popullit, Ixhet Memeti me rastin e 20 qershorit, Ditës Botërore të Emigrantëve ka ftuar institucionet kompetente që të respektojnë të drejtat e emigrantëve në pajtueshmëri me dokumentet ndërkombëtare, Konventës për Status të Emigrantëve e vitit 1951 dhe Protokollin e vitit 1967, njofton Portalb.mk.

Memeti apeloi edhe për më shumë solidaritet me emigrantët në përpjekje të rruajtjes së dinjitetit njerëzor dhe ndjenjes së sigurisë, mborjtjes dhe pranimit në rrethin e ri shoqëror.

Ai shprehu brengosje se pse Maqedonia edhe në këtë ditë i ka kufijtë e mbyllur ndaj emigrantëve.

Kuvendi Gjeneral i Kombeve të Bashkuara në vitin 2000 e ka caktuar 20 qershorin si Dita Botërore e Emigrantëve. Kjo Ditë është bërë me qëllim që të tërhiqet vëmendja e faktorit ndërkombëtar ndaj emigrantëve, ndaj gjendjes së vështirë të tyre dhe statusit të pazgjidhur të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button