Gruevski në takim me Zhbogar: Maqedonia gjatë kohë është jashtë proceseve evropiane

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se Maqedonia që gjatë kohë është jashtë proceseve evropiane, njofton Portalb.mk.

Siç shkruhet në kumtesë, Gruevski ka theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian paraqet interes strategjik i Maqedonisë si dhe përmbushje e kritereve të larta të nevojshme për përparim të procesit integrues.

Ai ka vlerësuar se shteti i Maqedonisë tashmë e një kohë të gjatë është jashtë proceseve evropiane dhe se është i nevojshëm angazhim i shtuar për zhvillim të reformave të deritashme, përpjekjeve dhe të arriturave të cilat janë bërë në planin integrues.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Nikolla Todorov, anëtar i komitetit ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, është biseduar edhe për sfidat aktuale, situatën politike dhe integrimit evropian të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button